Themelohet komisioni komunal për vlerësimin e punimeve në Stadiumin “Ismet Shabani” dhe vlerësimin e punëve në Qendrën Rinore dhe Kinema

Paraditen e së premtes, qeveria lokale në Ferizaj, mbajti mbledhjen e rregullt javore. Në këtë mbledhje u diskutuan një varg çështjesh të menaxhimit me sektorët komunale, në veçanti diskutimet publike me qytetarë për hartimin e projektbuxhetit për vitet 2019-2021, aktivitetet e organizuara në kuadër të “Ditëve të Diasporës” si dhe çështje të tjera në drejtoritë komunale përkatëse. Theks të veçantë në këtë mbledhje, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu e vendosi tek gjendja e stadiumit “Ismet Shabani” dhe punimet në objektin e Qendrës Rinore dhe Kinemasë, për të cilat mori vendim për themelimin e dy komisioneve komunale që do të vlerësojnë punimet e kryera në këto objekte si dhe të përgatisin raportet përkatëse të vlerësimit dhe drejtimit që do të marr realizimi i këtyre projekteve. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për çështje të tjera, projektet infrastrukturore që po realizohen si dhe sfidat që po paraqiten në implementimin e tyre. Drejtorët e drejtorive komunale njoftuan Kryetarin e Komunës, Agim Aliu për gjithë aktivitetin javor si dhe aktivitetin e radhës në sektorët komunal.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …