BE

BE-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia të mos kenë tensione që dëmtojnë përpjekjet për marrëveshjeje përfundimtare

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që mos te ketë tensione, të cilat mund t’i dëmtojnë përpjekjet e përbashkëta për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare. “Në kohën kur të dyja palët janë plotësisht të angazhuara së bashku më Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, në përcaktimin e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese për normalizimin e plotë, BE pret ashtu siç janë dekoruar të dy presidentet gjatë takimit të fundit në nivelit të lartë të dialogut më 18 korrik në Bruksel, të mos ketë tensione në terren të cilat do ta rrezikojnë objektivin e përbashkët të normalizimit të marrëdhënieve,” thuhet në një komunikatë për shtyp nga zyra e Përfaqësues së Lartë të BE-së Federica Mogherini. Tensionet janë shtuar lidhur me dorëzimin e projektit  të parë të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe që pritet të jetë gati më 4 gusht kur ekipi menaxhues i formuar për këtë çështje, pritet ta dërgojë atë në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …