Serwer

Server: Thaçi nuk do ta publikonte idenë për korrigjim kufijsh pa u pajtuar Vuqiqi dhe pa u pranuar nga perëndimi

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka thënë se ideja e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit me Serbinë, është e rrezikshme dhe mund të sjell destabilizim të Ballkanit. Ai ka shtuar më tutje se kryetari, Hashim Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë për korrigjim të kufirit, pa rënë dakord me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje. Kjo nuk është nismë e kryetarit Thaçi por e Serbisë dhe që po merr bekimin e administratës amerikane. Server ka  përkujtuar më tutje se në të kaluarën, Uashingtoni dhe Brukseli janë shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territorit por ky diskutim nuk do të ishte hapur nëse nuk do të kishte thënë Brukseli dhe Uashingtoni që mund të diskutohet. Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë. Do të kishte ndikim negativ më gjerë tek Maqedonia, Bosnje-Hercegovina sepse Republika Srpska do të donte të korrigjonte kufijtë e vet dhe të bashkohet me Serbinë dhe pastaj kemi ambiciet ruse për të kontrolluar Osetinë Jugore dhe Abkazinë në Gjeorgji, Transnistrian në Moldavi dhe Krimenë dhe Donbasin në Ukrainë, ka tërhequr vërejtjen analisti i shquar, Daniel Server.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …