Pas takimit të zhvilluar me kryetarin e vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se nga biseda e zhvilluar me kryetarin dhe drejtuesit tjerë të institucioneve të Kosovës është konstatuar se Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’ia japin përgjigjen adekuate atyre që duan destabilizim situatës. “Unë i siguroj qytetarët e Mitrovicës dhe ata të vendit, se në bisedën që pata me Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, dhe me drejtues të tjerë shtetëror vlerësuam se situata në vend është e qetë dhe stabile dhe se në veriun e Republikës së Kosovës, nuk do të ndodhë asgjë nga ajo që mediet e ndryshme paralajmërojnë, pasi që institucionet përkatëse të shtetit të Kosovës janë në gjendje të mbrojnë kufijtë e vendit dhe tu japin përgjigjen adekuate atyre që duan destabilizim situatës”, ka theksuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …