OKB-ja

Fahran Haq: OKB-ja përkrah diskutimin midis Prishtinës dhe Beogradit edhe për shkëmbim të territoreve

Zëvendës zëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Fahran Haq ka deklaruar se OKB-ja përkrah diskutimin midis Prishtinës dhe Beogradit edhe për shkëmbim të territoreve. I pyetur për qëndrimin e OKB-së për idetë për ndryshim të kufijve apo shkëmbimin e territoreve ne mes të Kosovës dhe Serbisë, ai i është përgjigjur Radios Dojçe Velles se Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje. Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje, ka thënë zëvendës zëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Fahran Haq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …