leoni

Filloi rregullimi i trotuarit në Dragobil

Në Dragobil të Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës kryesore në fshat, përkatësisht në rrugën e cila mban emrin “Rruga e UÇK-së”. Fillimin e punimeve të trotuarit në fshat, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka qenë i shoqëruar nga zyrtarët e Drejtorisë së Urbanizmit, ku është takuar edhe me banorët e fshatit. “Ky trotuar ka rëndësi të madhe për fshatin, e në mënyrë të veçantë për fëmijët, pasi rruga që kalon përmes fshatit, është një prej rrugëve më të frekuentuara, për shkak të lidhjes me shumë fshatra të Komunave të Malishevës dhe Suharekës, si dhe është rrugë që lidhet me autostradën, e rrjedhimisht duhet të krijohet edhe siguri për banorët. Për këtë qëllim është paraparë të ndërtohet ky trotuar”, tha nënkryetari Berisha. Po ashtu, nënkryetari Berisha, ka bërë të ditur se ky trotuar, me gjatësi prej 1100 metrave, financohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, ndërsa banorët e fshatit Dragobil, i ka uruar për këtë investim me rëndësi për të gjithë banorët.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …