Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar edhe një projekt të rëndësishëm për sektorin e Arsimit

Programi ASSET i USAID-it dhe Komuna e Vitisë kanë nënshkruar një memorandum për projektin për rregullimin e Qendrës së Karrierës dhe Ndërmarrësisë në Gjimnazin”Kuvendi i Lezhës” në Viti. Ky projekt do ti ndihmon Komunës së Vitisë, konkretisht të rinjve që të përgatitën për jetë dhe punë, të lidhën mes veti nxënësit me punëdhënësit dhe me komunitetin, ofrimin e mundësive për mësimdhënësit për trajnime në bazë të kurrikules për jetë dhe punë. Marrëveshja është nënshkruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Uilliam Trigg, zv.drejtor për Zhvillim Ekonomik në USAID dhe Valmira Haxhaj, drejtoresha e programit ASSET si dhe drejtori i këtij Gjimnazi, Mujë Tafa. Të pranishëm ishin edhe Antigona Mustafa, Specialiste e Arsimit në USAID dhe Fatbardha Emini, drejtoresh e DKA-së. Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin e Arsimit në Komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …