leoni

LEKAJ MERR NË DORËZIM ZYRËN PËR MONITORIM TË TË DREJTAVE TË PASAGJERËVE BRENDA AEROPORTIT “ADEM JASHARI”

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtor, ka vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me ç’rast u prit nga Anëtari i Bordit të Drejtorëve njëherit edhe Kryeshef Ekzekutiv i këtij aeroporti, Haldun Firat Kokturk, me të cilin bisedoi për mundësitë e avancimit të  shërbimeve për pasagjerëve. Ministri Lekaj dhe Kryeshefi Ekzekutiv i “ANP Adem Jashrai”, Firat Kokturk, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me ç’rast ministrit Lekaj iu dorëzuan çelësat e zyrës për monitorim të të drejtave të pasagjerëve, e cila tash e tutje do të jetë në shfrytëzim të Ministrisë së Infrastrukturës, respektivisht Departamentit të Aviacionit Civil. Ministri Lekaj duke e falënderuar Kryeshefin Ekzekutiv Kokturk, për bashkëpunimin e vazhdueshëm tha se me vendosjen e zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës në ambientet e aeroportit, qytetarët do të kenë mundësi ku t’i parashtrojnë ankesat dhe do të udhëzohen nga kjo zyre në lidhje me të drejtat e tyre që iu takojnë. Kurse sa i përket shtimit të numrit të pasagjerëve për 14.5%, krahasuar me vitin e kaluar, Lekaj e ka përgëzuar menaxhmentin e “ANP Adem Jashari” duke shtuar se ky rezultat jep mesazhin që “ANP Adem Jashari” është qendër e pasagjerëve që e lidhë Prishtinën me botën dhe se do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës edhe më tej. Kurse lidhur me mashtrimet e pasagjerëve nga persona dhe kompani të ndryshme, Lekaj tha se kjo dukuri është reduktuar në mënyrë drastike krahasuar me vitet e kaluara edhe kjo zyre që sot zyrtarisht po e hapim brenda ANP’s, do të jetë në shërbim të pasagjerëve, që të mos ndodhin rastet e mashtrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …