Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka kërkuar që institucionet e Kosovës të bëjnë ndryshimet e duhura në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet përkatëse në mënyrë që t’ua mundësojë bashkatdhetarëve dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës. Gjatë konferencës me temën “Diaspora, aset shumë i rëndësishëm i shtetit të Kosovës” theksoi se kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi theksoi se për t’ua kthyer mundin dhe sakrificën mërgatës kosovare duhet t’ua mundësojnë përfaqësimin në institucionin me të lartë ligjvënës në Kosovë. Ai shtoi më tutje se arsyeja pse po i propozojnë vendet e rezervuara është se ata vet duhet t’i propozojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre në institucionet e Kosovës, meqë i dinë më së miri. Përzgjedhja e përfaqësuesve të mërgatës kosovare është e thjeshtë, cilido që merr vota me së shumti ai edhe merr mandatin e deputetit, deklaroi në mes tjerash kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …