Kryeministri Haradinaj gjatë pasditës së shtunës e ka pritur në takim Gjeneralin amerikan Joseph Lengyel

Kryeministri Haradinaj gjatë pasditës së shtunës e ka pritur në takim Gjeneralin amerikan Joseph Lengyel

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë pasditës së shtunës e ka pritur në takim Gjeneralin amerikan Joseph Lengyel. Ai përmes një shkrimi e ka falëneruar atë që mbi 20.000 djem e vajza pjesëtarë të Gardës Nacionale të SHBA-së kanë shërbyer në vendin tonë, me nder dhe përkushtim.

“Miqësia e Kosovës me ShBA-të është e përjetshme. Ardhja e Gjeneralit Joseph Lengyel është dëshmi e orientimit tonë dhe dëshmi që marrëdhënia mes dy vendeve çdo herë e më shumë po konkretizohet në partneritet strategjik. E falënderova Gjeneralin Lengyel, që mbi 20.000 djem e vajza pjesëtarë të Gardës Nacionale të SHBA-së kanë shërbyer në Kosovë, me nder dhe përkushtim. Këta ushtarë sot kanë nga një storje për Kosovën dhe janë ambasadorë të Kosovës kudo që shërbejnë tash. Partneriteti me Garden Nacionale të Iowa-s, i cili po forcohet çdo ditë e më shumë, është dëshmia më e fortë se Kosova dhe SHBA janë popuj paqedashës”, ka shkruar, Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …