Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Jërëk në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “sot ne kemi marrëdhënie të përkryera me Shqipërinë në fushat politike, ekonomike-tregtare, kulturore, ushtarake dhe të tjera. Ne jemi të kënaqur që Qeveria Shqiptare e ka shpallur vendin tonë si “partner strategjik”. Falë besimit reciprok, vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit, ne jemi të vendosur t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona të përkryera”. “Sinergjia që ka krijuar miqësia tepër e veçantë personale midis Presidentit tonë zotit Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, me lëvizje konkrete dhe strategjike, i ka dhënë hov përparimit të marrëdhënieve dypalëshe. Shembujt më aktualë për këtë janë projektet tona për Aeroportin e Vlorës, i cili do të realizohet nga një konsorcium turk, dhe për Air Albania me mbështetjen e Turkish Airlines”, theksoi Jërëk.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …