Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka caktuar një komision për hartimin e Draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe me përbërje ku ka vetëm qytetarë të përkatësisë serbe. Po merret me mend se aty janë prezantuar dëshirat e tyre, të shprehura pulikisht, që i tejkalojnë kompetencat e variantit të “Zajednices” nr. 1. që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Por kjo mund të korrigjohej nëqoftëse Komisioni pas hartimit të projektit të dorëzonte në Qeveri së Kosovës draft-statutin në fjalë. Aty, në Qeveri, në Kuvend dhe në Gjykatën Kushtetuese do të konstatohej se a është gjithçka në rregull me këtë draft-statut. Asociacioni i Komunave që është çështje e brendshme e Kosovës, pas asaj që ka ndodhur deri më tash, nuk mund të ishte më temë e mëtejme për bisedime ne Bruksel në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Por ja befasia: Draft-Statuti për Asociacionin është dërguar tashmë në Bruksel për negociata me Serbinë. Siç lajmërojnë mediat, Shefi I ekipit teknik në negociatat me Serbinë, Avni Arifi, thotë se ”nuk e din se çka përmban draft-statuti për Asociacionin” dhe “Qeveria e Kosovës është privuar nga mundësia e marrjes së më shumë informative” !!! që i bie se gjithçka është duke u punuar fshehur jo vetëm ndaj popullit por edhe ndaj institucioneve të Kosovës. Kjo mënyrë tinëzare e punës është në kundërshtim me të gjitha parimet që mbron Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Institucionet në Bruksel, pra, nuk e kishin ngarkuar Komisionin, ndërkohë që del se, ajo që I kishte ngarkuar atë, Qeveria, nuk din fare përmbajtjen e saj. Kjo procedurë mund ta fut vendin në krizë edhe më të thellë dhe përplasje edhe më të mëdha se sa në kohën e përpjekjeve për të imponuar Zajednicën nr. 1. Pas informatës që dha Avni Arifi u zbulua gjithë loja disa ditore me Policinë e Kosovë e cila u dërguan ne Veri në kuadër të mashtrimit. Ndërsa Hashim Thaçi, në konferencën e fundit për shtyp tregoi se Ai qëndron prapa kësaj situate dhe agjende private. Rrjedhimisht e ka ditur se Veriu dhe serbët në Kosovë do të mbeten të kënaqur pasiqë draft-stauti për “Zajednicën” e hartuar nga serbët, do t’i ik procedurave normale të verifikimit në Kosovë dhe do të dërgohet dirkekt në Bruksel për pazare me Serbinë. Andaj serbet në Veri dhe askund nuk kishin asnjë arsye për protestë, por përkundrazi, për festë. Aty ku ka pasur nevojë për protestë, pra në Prishtinë, për të kundërshtuar këtë veprimtari antishtetërore, nuk ka mundur të ndodhë asgjë sepse e bëri efektin e vet puna tinëzare, mashtrimi i popullit, por edhe i mashtrimit dhe vetë-mashtrimit të institucioneve të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme
Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …