Gjendja aktuale është e tillë që kemi një mundësi të mirë për të zgjidhur çështjen e Kosovës me kompromis. Kështu ka deklaruar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka shtuar se nuk e di nëse dhe kur do të ketë mundësi më të mira. Ai ka thënë se pozicionet e Rusisë, e cila sipas tij është bërë superfuqi, kanë ndryshuar dhe kanë marrëdhënie shumë më të ngushta me Serbinë sesa 20 vjet më parë. Po ashtu, Daçiqi ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe politika e saj e jashtme kanë ndryshuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …