Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në vitin 2011 kishte qëndrim ndryshe për tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi. Këtë qëndrim Thaçi e kishte shprehur gjatë kohës sa është diskutuar në Kuvendin e Kosovës për këtë pjesë. Haziri ka thënë se Kuvendi i Kosovës qysh ne vitin 2013 kishte nxjerr një Rezolutë për Kosovën Lindore. Tash presidenti Thaçi përmes një konference për media, deklaroi se kërkon respektimin e referendumit të vitit 1992 për bashkimin e kësaj pjese me Kosovën, duke këmbëngulur se Kosova do të mbetet e pandashme, pa shkëmbim të territoreve. Duke u bazuar në Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të cilën e kam sponsorizuar më 2013 dhe është miratuar me konsensus, ne duhet të punojmë shumë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje, duke u respektuar e drejta për referendum dhe duke u harmonizuar me bashkësinë ndërkombëtare. Por, Kosova duhet të ruhet në tërësinë e saj”, tha Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …