leoni

Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë ka vizituar projektet kapitale që janë duke u realizuar në fshatrat Krushë e Madhe, Ratkoc dhe Kramovik

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska i shoqëruar nga Përparim Krasniqi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Besnik Hoti drejtor i Drejtorisë për Punë Inspektuese, kanë vizituar punimet të cilat janë duke u zhvilluar në tri projekte kapitale, siç janë projekti i ujërave të zeza në fshatin Kramovik, ndërtimi i rrugës Kushë e Madhe-Randobravë dhe rregullimi i fushës sportive në fshatin Ratkoc. Projekti impianti i trajtimit të ujërave të zeza në fshatin Kramovik, mbështetet nga fondi i UNDP-së, vlera e të cilit është 97,000.00 €. Ky projekt do të funksionalizohet në fund të tetorit dhe pas përfundimit do të vizitohet edhe nga zyrtarë të lartë të OKB-së. Ndërtimi i rrugës Krushë e Madhe-Randobravë, është projekt i mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës, ndërtimi i rrugës së gjatë 2.7 km do t’i ketë të gjitha elementet përcjellëse, trotuarë me gjatësi 750 m si dhe gypa nëntokësorë, në mënyrë që në të ardhmen mos të ketë gërmime përgjatë trupit të rrugës, vlera e projektit është 444,000.00 euro. Në Ratkoc gjithashtu, është duke u realizuar projekti fushë e bukur sportive, projekt i cili financohet nga komuna dhe vlera e të cilit është 8.926.00 €.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …