leoni

Arbëreshet e Sicilisë vizitojnë Skenderajn

Një grup përfaqësuesish nga Arbëreshet e Sicilisë kanë qëndruar në Skenderaj, duke vizituar sheshin “Adem Jashari”, ku shndrit shtatorja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ku janë prit nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, i cili në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, iu ka dëshiruar mirë se ardhje. Mysafirët arbëreshë kanë vizituar më pas edhe Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku kanë nderuar dëshmorët të rënë për liri dhe pavarësi të vendit, ndërkaq në fund të vizitës, gazetari dhe autori i librit “Shtegtimet e një gazetari”, Rexhep Rifati, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, ka dhuruar për kryetarin Jashari një libër me të dhëna historike dhe fotografi nga mbarë trevat shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …