leoni

Behxhet Pacolli thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh

Behxhet Pacolli thotë se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka asnjë plan për ndryshim kufijsh. Ai  nuk do ta lejonte asnjëherë cenimin e territorit të Kosovës. “Ne dëgjojmë ndërrim territoresh, ndërrim kufijsh. Unë punoj afër presidentit dhe mund t’iu garantoj se presidenti nuk ka asnjë plan, që në tavolinat e dialogut ta sjellë ndryshimin e kufijve të Kosovës. Çdo opsion në dialog është i hapur, Kosova do të ofrojë diçka si pala tjetër, që të ketë zgjidhje, që bëhet duke kërkuar rrugëdalje nga problemi.  Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës. Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve, ka thënë Pacolli për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …