Policia e Kosovës patrullon me vetura civile dhe aplikon amasën “zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”

Policia e Kosovës patrullon me vetura civile dhe aplikon masën “zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”

Policia e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka filluar patrullimet edhe me vetura civile, me qëllim të ndaljes së aksidenteve në trafik. Vetëm në dy javët e fundit kanë humbur jetën 7 persona si dhe janë regjistruar rreth 300 aksidente. “Automjetet zyrtare-civile të policisë, drejtohen nga zyrtarë policorë në uniformë zyrtare dhe të njëjtat janë të pajisura me sistem të dritave rotative, me alarm me zërimi dhe ndalimi i kundërvajtësve nga këta zyrtarë me automjete civile bëhet vetëm pas ndezjes së dritave rotative dhe alarmit me zërim, gjithnjë duke i pasur parasysh rregullat e sigurisë në trafikun rrugor”, thuhet në një komunikatë të policisë. Policia e Kosovës ka bërë me dije se do të vazhdojë aplikimi i masës “zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”, në mënyrë që të arrihen rezultate sa më pozitive në uljen e aksidenteve në .

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …