Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, ka thënë se nuk do shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, por do që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës. Sipas tij, edhe pse Kosova Lindore do bashkim me Kosovën nuk dëshiron që ajo të humbë vpër këtë shkak. Arifi ka thënë se tri komunat shqiptare duan që të kthehet si temë kyçe referendumi i vitit 1992 për bashkim me Kosovën, në dialogun me Serbinë, por pa dëmtuar interesat e Kosovës. Edhe pse kjo është mundësi shumë e vogël, Arifi beson që kjo mundësi për bashkim të Kosovës Lindore me Kosovën dhe me veriun brenda mund të bëhet realitet.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …