Qeveria ende nuk ka propozim konkret dhe në tavolinë për çështjen e Kosovës, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq. “Fjalët e Ivica Daçiqit janë qëndrim i tij personal e jo qëndrim i Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo duke komentuar fjalët e Daçiqit për ndarje të Kosovës. “Vuçiq po jep çdo gjë nga vetja që të arrihet te zgjidhja me kompromis, nuk mendoj se kompromisi është afër. Ai po shikon ta gjejë majtas e djathtas dhe po përpiqet që nga të gjitha këndet ta shohë atë problem ashtu që humbasim sa më pak e të fitojmë sa më shumë”, ka thënë Bërnabiq. Ajo ka thënë se nuk e di nëse deri në fund të vitit do të gjendet kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …