Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Hashim Thaçi: Askush nuk mund ta kundërshtojë një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore

Kryetari, Hashim Thaçi, është i vendosur të vazhdojë të kërkojë publikisht një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të korrigjuar kufirin lindor të Kosovës me tri komunat shqiptare. Ai në një intervistë për Tema thotë se Amerika dhe BE-ja  po inkurajojnë dialogun me mjete paqësore dhe se ai ka mandatin që i jep Kushtetuta, ta përfaqësojë Kosovën në këtë proces. Unë po kërkoj që të bëhet korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore për t’i mundësuar Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të bashkohen me Kosovën. Askush nuk mund ta kundërshtoj një marrëveshje që arrihet në mënyrë paqësore. Rastet e tilla te korrigjimit të kufijve në mënyrë paqësore kemi anekënd botes. Vetëm dy vite më parë, Belgjika dhe Holanda pa shkrepur asnjë plumb, korrigjuan kufirin e tyre në mënyrë paqësore. Pra “Kutia e Pandorës” në asnjë rrethanë nuk mund të hapet në Ballkan, në rast se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, arrihet në mënyrë paqësore”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …