Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka qëndruar për vizitë në Vlorë. Ai ka thënë se tani e nderojmë me admirim guximin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, duke theksua se shqiptarët e dinë më së miri çminin e lirisë. “Vizitë reflektuese tek baballarët e kombit, aty ku historia e shtetit u vulos me pavarësinë e saj dhe valimin e flamurit. Monumenti i Pavarësisë në Vlorë është rruga jonë historike dhe memorie se kush jemi. Sot, nderojmë dhe kujtojmë me admirim guximin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, figurave të mëdha të Shqipërisë dhe çdo shqiptari tjetër, që punuan të pa tunduar nga koha, që sot flamuri kuq e zi dhe kjo tokë ta kenë një emër, të lirë e të pavarur. Shqiptarët e dinë më së miri se sa e shtrenjtë është liria dhe sa me mund është ruajtur çdo copë tokë!”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …