Qeveria e Kosovës ende nuk ka shqyrtuar mundësitë buxhetore për subvencionim të Postës së Kosovës për realizimin e shërbimeve universale postare, pas vendimit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, që lejon subvencionimin e kësaj ndërmarrjeje nga ana e Qeverisë. ARKEP në vendimin e saj thotë se Qeveria mund t’i ofrojë mbështetje operatorit për mbulimin e humbjeve, përkatësisht subvencionim të ofrimit të SHUP-it për vitin 2017, që kap vlerën mbi 800 mijë euro, ndërsa për vitet paraprake, sipas ARKEP, mbetet në diskrecionin e Qeverisë nëse dëshiron të subvencionojë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se kërkesa bashkë me vendimin e ARKEP-it është në shqyrtim nga Ministria e Financave dhe pritet një vlerësim nëse ka buxhet për subvencionim. Ai ka thënë se do të shqyrtohet mundësia që nëse ka teprica buxhetore, të bëhet subvencionimi, por që ky analizim merr kohë. Ka thënë se është kundër subvencionimit të ndërmarrjeve publike dhe se duhet të shikuar format më të mira që të hiqet kjo formë, dhe kjo, sipas tij, do të bëhej me përmirësim të performancës së ndërmarrjeve. Punëtorët e Postës javë më parë kanë mbajtur një grevë, e cila nuk ka zgjatur as një orë, pasi ministri Lluka u ka premtuar se do të bëjë një zgjidhje për gjendjen e rëndë financiare në këtë ndërmarrje. Ai pati kërkuar një vlerësim nga ARKEP-i për shërbimin postar të ofruar nga Posta, përkatësisht koston e këtij shërbimi dhe mundësinë e lejimit të subvencionimit.
Kontrolloni gjithashtu
Arsim Bajrami: Procesi që po zhvillohet në Hagë kundër drejtuesve të UÇK-së, është i rrezikshëm
Eksperti i Kushtetutës dhe fushës së drejtësisë, Arsim Bajrami ka vlerësuar se vonesa në themelimin …