Komuna e Skenderajt i kërkon Ministrisë së Infrastrukturës të riparojë rrugën rajonale në Burojë

Komuna e Skenderajt, si përgjigje ndaj kërkesave dhe shqetësimeve të banorëve të saj, për rrugën e karakterit rajonal, Skenderaj – Klinë, e cila ka filluar të dëmtohet në vendin e quajtur “Te Përmendorja e Beqir Mehmetit”, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve, i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës në Republikën e Kosovës, nën menaxhimin e të cilës është rruga në fjalë, me një kërkesë për të intervenuar në pjesët e dëmtuara. Në kërkesën zyrtare të Komunës së Skenderajt (respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike), përmenden ankesat e qytetarëve nga kjo zonë, por edhe të përfaqësuesve të transportit publik të udhëtarëve, duke u shqetësuar për nivelin e sigurisë në rrugën që lidh Skenderajn me Klinën. Në të njëjtën kohë, në bazë të konsultimeve të zhvilluara ndërmjet Njësisë së Trafikut nga Policia e Kosovës, është konstatuar se këto dëmtime në këtë segment rrugor si dhe dukshmëria e dobësuar e vijës ndarëse në mes të korsive, janë ndër shkaktarët kryesore të aksidenteve në këtë pjesë. “Kështu që, duke ditur që autoriteti kompetent kryesor që menaxhon me rrugët regjionale është Ministria e Infrastrukturës, kërkojmë nga autoriteti i kësaj Ministrie që të dërgojë ekipet në terren për të vlerësuar gjendjen e rrugës, njëkohësisht kërkojmë nga autoriteti i saj që brenda mundësive të merrni masa të menjëhershme për renovimin e rrugës, përkatësisht pjesëve të dëmtuara përgjatë këtij segmenti”, thuhet mes tjerash në kërkesën e Komunës së Skenderajt, për Ministrinë e Infrastrukturës, me disa fotografi të bashkëngjitura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …