Qendra Klinike Universitare e Kosovës po vazhdon të përballet me mungesë të barnave dhe materialit shpenzues

QKUK po vazhdon të përballet me mungesë të barnave dhe materialit shpenzues

Furnizimi me barna dhe me material shpenzues në spitalet e përgjithshme dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mos i përmbushë kërkesat e të gjithë pacientëve. Derisa furnizimi me barna nga lista esenciale ka arritur mbi 50%, ai me material shpenzues në disa spitale nuk është as 30%. Drejtorë të spitaleve konsiderojnë që në këtë kohë numri i pacientëve të cilët kërkojnë trajtim mjekësor është i madh, ndërsa furnizimi me produkte medicinale është i pamjaftueshëm. Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, në një prononcim për gazetën “Zëri” ka thënë se furnizimi me barna nga lista esenciale në këtë spital është 57%, ndërsa me material shpenzues 25%. Sipas tij, furnizimi është më i ulët sesa muajt e kaluar. “Për muajt prill, maj dhe qershor furnizimi me barna ka qenë 60% dhe 28% me material shpenzues, ndërsa në tremujorin e tretë të këtij viti që e përfshin muajin korrik e deri sot, furnizimi me barna nga lista esenciale është 57% dhe me material shpenzues 25%”, ka thënë ai. Asllani ka deklaruar se në këtë kohë edhe numri i pacientëve që kërkojnë trajtim mjekësor në këtë spital është më i madh, andaj edhe ky furnizim që ka bërë Ministria nuk i plotëson të gjitha kërkesat e pacientëve. “Jemi furnizuar edhe me material shpenzues për dializë, në përgjithësi pak është përmirësuar furnizimi, por jo i gjithi. Pjesërisht furnizimi i plotëson kërkesat.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …