Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në një takim bashkëpunimi kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, të cilin e njoftoi se tashmë është nënshkruar kontrata për mbështetje të projektit, për rregullimin e infrastrukturës së Shtërpcës Ky projekt mbështetës nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Shtërpcës, kap vlerën prej afro 1.2 milionë euro dhe përfshinë ujësjellësin, kanalizimin, si dhe ndriçimin publik, duke filluar nga Brezovica deri në Qendrën e Skijimit, përfshirë edhe tërë “weekend zonën”. Ministri Lekaj tha se ky investim po bëhet me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës në këtë pjesë tejet me rëndësi për zhvillimin e turizmit, i cili ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike të vendit dhe i jep pamje moderne kësaj ane të frekuentuar nga vizitorët. Ministri Lekaj, po ashtu ka pohuar se mbetet i përkushtuar që t’i mbështes komunat në modernizimin dhe transformimin e infrastrukturës dhe se kjo praktikë e investimeve është bërë tashmë standard dhe kështu do të vazhdohet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …