leoni

Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Hakif Bajrami: Republikë e Kosovës, larg duart nga “modeli gjerman”!

Natyrshëm pas shpalljes së pavarësisë Republikës Kosovës më 17 shkurt 2008, kisha bindjen se pjesa më e madhe e rrugëtimit të saj ka përfunduar. Por, bisedimet e Vjenës treguan se injornaca politike dhe prepotenca racore evropiane ta ngrijnë ujin në prush dhe ta vlon kafen në akull. Lidhur me këtë, pas shembjes së Jugosllavisë titiste më 4 korrik 1992, rreshtimet politike në Kosovë do të marrin kahje neobajraktare. Shumë anonimusa politik filluan të themlojnë parti mëhallash ( sikur OJQ-ët pas luftës-hb), duke tentuar t` i regjistrojnë te Vllado Kambovski, pa e llogaritur fare se ai regjistrim ishte sikur kur shkruan në zallë të Saharës. Në këtë drejtim themelimi i LDK-ës ishte proces i natyrëshem dhe nuk ka pasë intelektual dhe punëtor që ishte sado pak i rreshtuar drejtë, të mos jetë antar i saj, të mos i kushtojë zemra t` i ndihmojë kësaj partie-Lëvizje kombëtare, pra ma së pakut si parti, e cila më vonë u kthye në strofull provash sikur të ishte ndonjë klub letrar. Po e them këtë, sepse ne që e njohnim sado pak politikën serbiane, e dinim fare mirë se ndertimi i shtetit nuk është ndonjë klub letrar, apo ndonjë teatër ku imagjionhet “realiteti” dhe i bëhet analize shfaqjes pa e parë farë. Në këto rrethana erdhi pas shumë traviatave në mes republikave, Konfereca e Londrës (1992). Aty kush ka dituri nga teoria e filozofisë së diplomacisë, u pa se Kosova (Ne) nuk ishin as vrima e fundit e kavallit. Aty jo vetëm Milloshi kishte aprovuar Statut (një Ligj Kushtetues ala 1969) për Kosovën, por me te ishin pajtuar edhe republikat tjera. Madje, Kuvendi i Serbisë kishte aprovuar nja 122 ligje diskriminuese me procedurë ala “dekret”, për Kosovën e robëruar, shenjë kjo e sitemeve politike totalitare neofashiste.

Çështja e rreshtimit politik për fatin e Kosovës

Kohë më vonë, do të shtrohet pyetja se a duhet shqiptarët të rreshtohen kah Gjermania (vend që shqiptarët vetëm mund të kanë dobi, në aspektin social, sepse janë fuqi e lirë e punës-hb), apo të rreshtohen kah SHBA, orientim ky I shtruar me Program të Komitetit Kosovës, qysh më 1918 . Ata që ishin të rreshtuar pro Gjermanisë më 1992, këtij vargënimi “poetik” ia paten ngjitur sintagmën se duhet “njëherit të japim selam edhe kah Vatikani”. Çuditësha nga ky rreshtim i njerëzve që konsideronin se “dijnë ta përdorin pianon”, prandaj janë të “kulturuar”, sepse dijnë të shkruajnë viersha, apo kritika pa e parë shfaqejn në tetër fare. Ata, filluan të dirigjojnë dhe të shkruajnë programe politike, thua se po bëjnë lajmë për gazetë, e dihet si e qysh shkruhet e botohet lajmi. Shkurtë, ky soj “kulturologësh politik” ishte i sojit gazetaresk, zgjua shkrolagjishë, prej të cilëve shumica u begatuan më vonë me magjistratura dhe doktorantura të trafikave, sikur këpurdhat. Dhe tash, jemi ku jemi, plus nëse ua shtojmë efektin e atyre që doktoratat i merrnin taze nga Tirana, e mekur në varfëri (atëherë-1991-1996), dhe ato shkrola kuptohet i përkthenin djemët dhe vajzat e atyre, që ia kishin mbathur- arratisur nga Kosova, kuptohet disa me të drejtë, e disa pa fie nevoje.

Mbledhëja e parë për rreshtimin politik dhe strategjik mbaroi pa adresë. Të dytën, duhet ta drejtonte Partia Parlamentare dhe Bacë Adem Demaçi dhe Bajram Kasumi më autorizuan ta drejtoi unë. Në fillim për ta drejtuar tubimin andej kah duhet, e thash këtë: Do të ketë diksutime politike, por do të ketë edhe rreshtime politike: o kah Gjermnia që nuk është në asnjë instance në dobinë tone; o kah SHBA-të që do të jetë alfa dhe omega e rreshtimit tone strategjik, fakt ky që e ka deshmuar historia. Po, ato ditë e kisha kryer një studimi që quhej: “Programi kombëtar politik i shqiptarëve” (është botuar). Aty e kisha “kthyer timonin” e rreshtimit kombëtar kah SHBA, sepse e kisha të njohur se si sillen ndaj Gjermansië (kur mbyllën dyert!) edhe Lindja, sidomos Perendimi. Nga sa herë kam thenë mos “qofsha në lëkurë të gjemranëve çka duronin sidomos nga polaket, francezët, sidomos nga rusët dhe ukrainasit, kuptohet aty ku vlonte uji në akull, në simpoziume që më tepër ishin matje të muskujve nga arsenali i Luftës së Ftoftë se sa shkencë. SHBA dhe intelektualët e tyre me që ishin protestantë, moti e kisha mësuar (aty kah viti 1978/9) se janë “mehelem” i plagës sonë. Nuk janë të kompleksuar dhe me rusët sidomos “flasin” sikur elfenati me hardhucën, sepse po e ngritën kokën, pasonin akuzat për krimet e carëve, krimet e Leninit dhe Stalinit, të Hitlerit, Hrushqovit, besa edhe të Titos, e me radhë.

Pse po i buzëqeshë goja Putinit?

Tani kanë lindur zëra politikbërës shqiptarë, që Angela Merkel si faktori politk numër një në Evropë, ta marrë timonin për ta nxierr Kosovën nga humnera që e ka venën struktura monoinjorante e politikanëve tanë, që asnjeri deri me sot nuk dihet se si dhe ku e ka kryer shkollën e mesme, madje fakultetin e për grada tjera mos të flasim, sepse pas 4 korrikut 1992, dihet se asnjë grade shkencore nuk është licencuar (UNESCO). Ku jemi? Nuk mundet njeriu i paditur të alarmoi se po punojë 25 orë për t` u treguar se është dikushi e 26 orë flenë në fotele pa i bërë dy grem punë për vendin.

Tani V. Putinit po i qeshë buza sepse ngadal po hynë serish në pazarin e Kosovës, në ndonjë konferencë ndërkombëtare, ku nuk do të ketë rrol primar kurrë, por funksion mjegullues dhe dezorientues deri në maksimum, po. Shkurtë, Putini i Rusisë pazaret do të i kthej në favor përmes satelitit marionetë që quhet Serbia e belave ballkanike.

Shumë kancalari të Evropës dhe Globit meqë në pushtet kanë ardhur persona që kanë lindë pas Luftës së Dytë Botërore dhe nuk e njohin realitetin, sot nuk e dijnë se Serbia është një kancer i Ballkanit:keq me kroatë, keq me hungarez, keq me rumunë, keq me bullgarë, keq me shqiptarë, keq me malazezë, keq me boshnjakë. Nuk ka faj, sepse gjashtë Fuqitë (Rusia, Gjermania, Austria, Italia,Franca dhe Anglia) e kanë shpërblyer në Berlin (1878) dhe në Londër (1913) e Versaj (1919), po edhe në Paris (1946), madje edhe në Dejton duke krijuar një “Republika srpska” në BH, pa qenë kurrë. Lexoni dokuemntet tejet sekrete nga këto kuvende, e do të shini se:“shqiptarët janë denuar pikërishtë me nomenklaturë të kryqzatave , sepse jemi identifikuar me Osmanlinë. Jemi denuar pra, duke na ndarë copa copa, nëpër etapa, madje kur me forcat tona u çliruam më: 1878, 1912, 1919, 1946. Si do ta lajmë këtë mëkat para Evropës dihet, vetëm nëse mbështetemi te Amerika dhe Anglia protestante, por kjo nuk do të thot se jemi kundër rreligjioneve tjera.

ÇKA DESHMOI TAKIMI D. TRAMP-V.PUTIN NË HELSINKI MË 16 KORRIK 2018?

Si u deshmua në shtyp kur Donald Tramp shpërtheu se: “Mali I Zi do të jetë shkaktar i shpërthimit të Luftës Tretë Botërore”. Kjo do të thot se V. Putin për ta dezorientuar bashkëbiseduesin në Helsinki më 16 korrik 2018, nga belatë e Xhamahirisë së ISIS-it që quhet Serbi, shpërtheu ndaj Malit Zi me akuza trivilae se është “zone e interest rus si pjesë e Adriatikut”. Bota e civilizuar nuk e din se serbiani në prani të popit e që është e vetmja çenje njerëzore në planet, që e shanë Nënën e Krishtit dhe Zotin, dhe prap thot se është “popull qiellor”!. Këtë beselerizëm D. Tramp nuk e dinte në Helsiki, edhe pse i kishte të gjitha informatat se si sillet “Klubi” i Sorosit në trekëndëshin Moskë-Beograd-Berlin-Moskë, dhe fati i gasit rus që e ngriti Putinin në superfuqi, pikërishtë në saje të Gjermanisë blerëse. Këtu dikund sillet e pshtillet një staf politik I Republiës Kosovës, që ka ngritë kokë e bënë shkembime territoresh, korigjim kufijësh, pa e ditur se me këtë lojë Putini me të dy këmbët do të gjindet në një konfrenecë të re nderkombëtare për Kosovën, dhe aty çdo gjë do të fillojë “in inicio” (prej fillimit). Në këtë stacion pret e qetë dhe e pushueshme diplomacia cioniste ruse.!!!

Takimi Tramp-Putin do të jetë sidomos për Ballkanin një llojë i takimit i atij në Mesdhe të Gorbaçovit me Prezidentin e SHBA-ve Bush. Dhe, a do të janë pasojat e njejta, jo. E vërteta, Tramp doli se ishte në defanzivë në Helsinki, sepse Putini i lëvizi i pari figurat e shahut e ato ishin: Tentim grushtshteti në Mal Të Zi, në Maqedoni, dhe me këto lëvizje empirike prapësoi çështjen e Krimesë dhe të Qipros veriore, kështu që skenari për Kosovë në prag të 2-4 gushtit 2018 u përgatit me kujdesin ma të madh nga Beogradi me bekimin e Kremlinit. Çdo gjë filloi me faktin se djali i Sorosit po luante me “figurat politike të Kosovës si me Hashim Thaçin, me Edi Ramën, me A. Vuçiqin, me L. Bashën, me demrakacionin me Malin e Zi, me “faljen” e detit shqiptar Greqisë, me këdo, që Rusia të instalohet për pike të ditës në Veriun e Kosovës, për çka SHBA pati një përgjigje shumë të thjeshtë por gjeniale: trupat elite të saj arritën në Bonstill (Kosovë) shumë shpejtë, dhe në momentin e duhur filluan të pushojnë nën hijet e Ujmanit, ndërsa ushtarëve të Makronit u thane, ju shkoni në Leposaviq dhe aty keni shlivovicë dhe vodkë ruse, ndërsa Gjermania e Merkelit le të blej gasin rus sa të dojë, në Ujman nuk guxoni as t` i lani duartë!!!.

Për mos me dale çështja e Krimes në plan të parë në Helsinki, Putini lëvizi edhe të drejtat e rusëve në Ukrainën Lindore, që atyre t`u sigurohet një referendum. Në këtë matje muskujsh A. Merkel doli publikisht për të shkri brymë, pas Trampit duke thenë publikisht se: “është e lumtur që Mali I Zi është në NATO”, thua se ka dikush mundësi ta deozrientojë SHBA prej andej, prej Bokës Kotorit, që dikurë ishte liman dhe kryeqytet Ilir dhe cili shqiptar sot do të dali e të thot se dikur Shkupi, Prizreni apo Muçivërci ishin kryeqyete të princave Serbian, që e helmonin njeri tejtrin, si grajzit kur ethen. Sipas parimit të okupimit serbian edhe Napoleon Bonoparta mund ta kërkoi Moskën se ka qenë aty një kohë si okupator, apo Gjingiskani i Mongolisë në Vojvodinë, Aleksandri i Maqedonisë në Teheran dhe tash ajo tokë i takon Serbisë, sepse të gjithë këta “kanë prejardhje serbiane”!.

Pse disa shtete nuk kanë deleguar ambasador në Kosovë?

Diplomacinë e Republikës Kosovës pas çlirimit (1999) filluan ta drejtojnë injorantët që kurrë nuk kanë hy në ndonjë provim për zanatin e diplomatit. Bje fjala: SH, EH, HTH, BP, as nuk kanë shkollë të drejtësisë e as të histories pasuniverzitare diplomatike. Këta nuk dijnë për shkaqet, as për shkasin e as për pasojat se si përkthet modeli i dy Gjermanive në relacionin Kosovë-Serbi. Po relacioni Kosovë-Shqipëri sepse për këtë të drejtë flasin shumë faktor historik dhe politik. Po kush t`i spijegojë.Prandaj.

Serbia po e luan lojën e pokerit vet duke propaganduar politikë të dyfishtë: antishqiptare dhe antiameriakne e besa edhe anti evropiane. Në këtë nye diplomacia jonë e drejtuar nga personat politik që nuk e dijnë asnjë llojë diplomacie eksplicite filozofiko diplomatike dhe filozofiko juridike dhe filozofiko historike, e kanë kthyer qerren e diplomacies së Kosovës në hendek. Dhe ky poizicion në hendek nuk ka ardhur nga propaganda serbiane, por ka ardhur nga fakti se “kryediplomatët” tanë ose ishin arsimatar të gjuhës (ska rendësi se cilën gjuhë e falsin me gabime sintaksore), ose ishin diplomat të tezgave me diploma të katapultuara, të trafikuara në mënyrë cinike si OJQ-ët e këpurdhave infantile, kriptohelmuese, ose ishin me kancer malinjë, pa e ditur se Rusia nuk ishte ariu I smurë, por I pushuar në akull që nuk ngrinë. Si duket politika serbiane prap me inicime të Kremlinit po punon për derdhje të sërishme të gjakut e jo të diersës për progres dhe civilizim njerërzor.

Më 8 gusht 2018

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …