Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu përmes një shkrimi ka reaguar pas dekretimit që Hashim Thaçi i ka bërë Radomir Labanit për gjyqtar kushtetues e i cili është i dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal. “Thaçi paska dekretuar sot personin që është dënuar për kontrabandë si pjesë e një grupi kriminal. Pra prej sot gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese e kemi edhe një person që kërkohet nga Interpoli dhe ka dënim të vërtetuar! Thaçi ka qenë në dijeni për të gjitha këto por e ka dekretuar sepse ai njeriu i Listes serbe pra Radomir Labani, i duhet aty për “Zajednicën” dhe të tjera çështje! Këta s’kanë lënë institucion pa degraduar, turp ju qoftë!”, ka shkuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …