Edhe ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha i ka kujtuar heronjtë e betejës së lavdishme të Junikut. Ai ka thënë heroizimi i tyre u shëndrrua në udhërrëfyes në luftën e UÇK-së për çlirimin. “Bekim Berisha- Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka e Permet Vula, do të shëndrisin gjithnjë qiellin e Kosovës së lirë për të cilën dhanë jetën 20 vite më parë. Heroizmi i tyre u shëndrrua në udhërrëfyes për djemt dhe vajzat e UÇK-së në luftën për çlirimin e atdheut. Vepra dhe trimëria e tyre, do të jenë frymëzim atdhedashurie për brezat që do të vijnë” ka thënë ministri Berisha.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …