Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga kordinatorja e komiteteve profesionale, Dejona Mihali, u takuan sot me ambasadorin kanadez për Kosovë e Kroaci, jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk dhe me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovë e rajon, për problemet me të cilat ballafaqohen shtetet e Ballkanit, të ardhmen e marrëdhënieve mes tyre dhe raportet me BE-në dhe NATO-n. Ndër të tjera, Kurti i shpalosi pikësynimet e Lëvizjes Vetëvendosjes për shtetndërtim dhe zhvillim ekonomiko-shoqëror. Duke qenë njëra ndër shtetet më përparimtare sa i përket transparencës qeverisëse, zhvillimit socio-ekonomik dhe lirive civile, Kanadaja paraqet një model të shkëlqyeshëm të shtetit social nga i cili Kosova mund të marrë shembull. Në fund të takimit dy palët u dakorduan për komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunime të mëtutjeshme.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …