Ministri Gashi: Dokufest nga një festival, në një institucion i veçantë i kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, organizon pritje për pjesëmarrësit e Festivalit “Dokufest”. Gjatë këtij organizimi, Ministri Gashi tha se Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST  është ngjarja më e rëndësishme kulturore jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. “Përgjatë ditëve sa mbahet festivali, qyteti i Prizrenit vërshohet nga mijëra vizitorë nga shumë vende të botës. Filmat shfaqen në disa kinema, duke përfshirë edhe kinematë nën qiellin e hapur. Ky festival është një ngjarje e cila e ka bërë të njohur Prizrenin dhe Kosovën gjithandej botës, veçanërisht tek artistët dhe te industria e filmit”, ka thënë ministri Gashi. Ministria e Kulturës ka mbështetur fuqishëm organizimin e festivalit të sivjetshëm e cila si ngjarje kulturore po e promovon Kosovën gjithandej, duke sjellë shumë filma e artistë në Prizrenin e bukur ka thënë ministri Gashi. “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke e pasë gjithmonë parasysh rezultatet e mëdha të artistëve, krijuesve dhe performuesve tanë, e veçanërisht njerëzve të filmit, të cilët po e promovojnë Kosovën në mënyrën ma të mirë të mundshme në gjithë botën, e një prej tyre është edhe ngjarja më e madhe kulturore, siç është festivali DokuFest, të cilin me plot të drejtë mund ta quajmë jo vetëm festival, por edhe një institucion i veçantë i kulturës në Kosovë tha ministri Gashi. “Gjithmonë duke i pasë parasysh rezultatet e këtij festivali, por edhe të filmave tanë gjithandej botës, para dy tre ditësh kemi marrë vendim që buxhetin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, i cili ka qenë diku rreth 750 mijë euro, ta rrisim për 100 %, me qëllimin e vetëm që gjithë njerëzit që e punojnë filmin të kenë mbështetjen e duhur të shtetit”, ka thënë Gashi. Ndërsa drejtori artistik i Dokufest-it Veton Nurkollari tha që \”Dua ta shfrytëzoj këtë rast dhe ta falënderoj ministrin për lajmin e jashtëzakonshëm, për dyfishimin e buxhetit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, që në përkthim do të thotë më shumë filma nga Kosova për Kosovën, më shumë njohje ndërkombëtarisht me anë të filmit dhe unë shpresoj që ai dyfishim të trefishohet, katërfishohet dhe të kemi sa më shumë suksese\”, shtoi Nurkollari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …