Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ripërsëritur qëndrimin e tij për bashkimin e komunave të Kosovës Lindore me Kosovën. Ai ka thënë se Kosova e ka detyrë historike dhe patriotike që të bashkohet në mënyrë paqësore me komunat jugore të Serbisë (!), Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Ai ka theksuar më tutje se nuk ka dhe nuk vjen në shprehje shkëmbim ose ndërrim me veriun e Kosovës sepse Mitrovica edhe si qytet, komunë e regjion është pjesë e pandashme e Kosovës në kufijtë e saj. Ai ka përkujtuar se rezoluta e Kuvendit të Kosovës më 2013 e cila është pranuar nga të gjitha partitë politike në Kosovë dhe përfaqësuesit politik në Luginë, është dokument i mirë edhe për presidentin Thaçi. “Rezoluta përmban parime shumë të shëndosha, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Bujanoc dhe Medvegjë për t’iu bashkuar Kosovës sepse është pjesë e pandashme, padrejtësisht ka mbetur jashtë kufijve të vitit 1974, në parimin e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës dhe ky problem do zgjidhje politike dhe paqësore, me dialog dhe formati i dialogut që pritet të qartësohet në shtator e tutje, jep mundësi me zgjidh këtë problem, nëse kemi mundësi me zgjidh” ka thënë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtyjnë përpara qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor me ndryshimet në urdhrin ekzekutiv
Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja në Departamentin e Thesarit Amerikan, John …