Qindra të lënduar në Bukuresht në protestën e diasporës ndaj Qeverisë së Rumanisë
Police use pepper spray during a demonstration in Bucharest, Romania, August 10, 2018. Inquam Photos/Adriana Neagoe via REUTERS

Qindra të lënduar në Bukuresht në protestën e diasporës ndaj Qeverisë së Rumanisë

Të pakënaqur me Qeverinë e vendit, mbrëmë në Bukuresht ka filluar protesta e diasporës ndaj keqqeverisjes së vendit. Protesta është përshkallëzuar në momentin kur masa protestuese ka bërë përpjekje për ta çarë kordonin e policisë që ishte vendosur rreth e përqark objekteve qeveritare. Kjo ka bërë që të lëndohen dhjetëra protestues dhe policë. Shërbimi për situata të jashtëzakonshme ka njoftuar se nga dhuna reciproke, 9 policë dhe 56 protestues janë dërguar për tretman në spital. Numri i të lënduarve njoftohet të jetë mbi 400. Shumë protestues janë arrestuar ndërkohë që policia ka përdorur gazë lotsjellës dhe topin e ujin për të shpërndarë masën protestuese. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ,ka dënuar “intervenimin brutal të Policisë”, të cilën e ka quajtur jo proporcionale me protestuesit. Protesta është bërë kundër Qeverisë dhe është kërkuar rrëzimi i saj dhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Protestuesit kanë thënë se për shkak të Qeverisëjes ata janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre dhe të migrojnë nëpër vende tjera në kërkim të kushteve më të mira për jetë.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtyjnë përpara qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor me ndryshimet në urdhrin ekzekutiv

Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja në Departamentin e Thesarit Amerikan, John …