Murati

Murati: Veriu i Mitrovicës nuk duhet të përfshihet në ri definimin e kufijve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka thënë se zgjidhja më e mirë për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe për komunitetin serb që jeton në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, është reciprociteti i përbashkët për të drejtat e tyre, që çon deri tek ridefinimi i kufijve me vullnetin e dy popujve, mirëpo pa përfshirë këtu Mitrovicën. Ai ka përkujtuar se Lëvizja për Bashkim ka kërkuar vazhdimisht nga institucionet vendore kthimin e shqiptarëve në veri të Mitrovicës dhe fshatrave përreth. Kërkesa jonë fillimisht ka qenë që ne të ndërtojmë një platformë konsensuale dhe të kërkojmë të drejta të barabarta për shqiptarët në Preshevë, Bujanovc, Medvegjë me ato që u jepen serbëve në veriun e Kosovës, në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Sigurisht që zbatimi me konsekuencë i këtij reciprociteti çon në një të ardhme edhe në ridefinimin e kufijve me Serbinë, si varianti më i mirë i zgjidhjes së problemit shqiptaro-serb. Çdo herë jo duke u nisur nga territori  dhe pasuritë natyrore, por duke u nisur nga vullneti i njerëzve atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën, të kenë të drejtë të pyeten se a dëshirojnë të bashkohen me Kosovën dhe e njëjta gjë të vlej për serbët.

Kontrolloni gjithashtu

Amerika duhet të sigurojë që Kosova të marrë trajtim të drejtë dhe njohje si vend i pavarur, thonë ligjvënësit amerikanë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtyjnë përpara qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor me ndryshimet në urdhrin ekzekutiv

Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja në Departamentin e Thesarit Amerikan, John …