Ish-kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj heshtjes së Tiranës zyrtare, përballë paralajmërimeve të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës. Nishani, përmes një postimi, ka kritikuar Qeverinë e Shqipërisë për heshtjen ndaj kërkesave të shtetit serb. Ai është thirrur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila thotë se Shqipëria mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. “A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ? Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë. Neni8 “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’”(sic.), ka shkruar Nishani.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …