Haradinaj bënë të ditur se janë kthyer drejt Shqipërisë edhe personat e fundit që ishin në Parkun Inovativ të Prizrenit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar të rinjtë e Kosovës, për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Ai përmes një postimi ka thënë se të rinjtë e Kosovës sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë. “Kosova është me fat që popullsinë e saj e ka të dominuar nga të rinjtë. Të rinjtë tanë sot më shumë se kurrë kanë mundësi të guxojnë, të kërkojnë e të ëndërrojnë. Ndonëse përballë kemi shumë sfida, Kosova është vend që ofron. Gjeneratat e reja, që janë shumë në numër e shumë ne ide, kanë krijuar modelin shembullor të të rinjve të arsimuar dhe energjik dhe që besojnë e promovojnë meritokraci dhe vlerë. Historikisht të rinjtë tanë ka kanë dalë në sfida dhe etapa të shtetndërtimit dhe tani Kosovës më shumë se kurrë i duhet kontributi i rinisë në fusha e procese të rëndësishme të vendit. Do të punojmë në vazhdimësi në bazë të politikave programore përkatëse që të krijojmë sa më shumë mundësi punësimi për ta. Kosovë, urime dita e rinisë”, ka shkruar kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …