Daniel Serwer: Aleksandar Vuçiq dëshiron ta ndërtojë një Serbinë e Madhe, të cilën e donin Milosheviqi dhe Çosiqi

Daniel Serwer: Ndarja ose shkëmbimi i territoreve sjell destabilizim në Ballkan

Ndryshimi i rrethanave gjeopolitike ka bërë që të hapet dera e diskutimeve për ndarjen e Kosovës. Kështu ka thënë njohësi i çështjes së Ballkanit, Daniel Serwer, gjatë një bisede. Por, ka paralajmëruar se kjo nuk do të mundë të kalonte pa pasoja, jo vetëm në raportet mes shqiptarëve e serbëve, por edhe gjithë rajonin. Në muajt e fundit brenda debatit të dialogut ka zëra që avokojnë ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve si zgjidhje. Ndërkaq kryetarii i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka institucionalizuar kërkesën e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për bashkim me Kosovën. Por refuzon të tregojë se çka do të japë Kosova në këmbim të Kosovës Lindore, derisa Serbia qe një kohë të gjatë ka shfaqur hapur pretendimin për aneksimin e veriut. Disa zyrtarë të lartë serbë, duke përfshirë edhe ministrin e atëhershëm Ivica Daçiq, kanë pohuar publikisht ndarjen.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …