Vazhdon përkrahja e fermerëve

Në kuadër të mbështetjes së fermerëve të komunës së Skenderajt, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka bërë përzgjedhjen e fermerëve që kanë aplikuar në thirrjen bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë “Agro-Florentina”, me mbështetje të USAID-Agro, në projektin e bimëve mjekuese “Mëllagë e Zezë” dhe sistemit të ujitjes pikë-pikë. Sipas komisionit, në këtë projekt kanë përfituar 12 fermerë të komunës së Skenderajt, nga 36 aplikacione sa kanë qenë në total në thirrjen e Komunës së Skenderajt, për mbështetje të fermerëve. Të gjithë fermerët përfitues do të kenë tregun e sigurt te Kompania Agro-Florentina. Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, po vazhdon të përkrah në forma të ndryshme fermerët e komunës sonë, me qëllim të fuqizimit të sektorit të bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …