Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është shprehur kundër idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës. Gjatë një takimi me kryeministrin e Bosnjës e Hercegovinës, Merkel tha se edhe pse ka tendenca të caktuara në Ballkanin Perëndimor për rivendosje të kufijve, kjo gjë nuk mund të bëhet. “Ekziston një perspektivë evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Bosnja dhe Hercegovina përpiqet të bashkohet me Bashkimin Evropian, prandaj është dashur që t’i përgjigjet qindra pyetjeve dhe ne kemi inkurajuar qeverinë që të përgjigjet në këto pyetje shtesë,” tha Merkel, Ajo bëri gjithashtu të ditur se prioritet aktual është anëtarësimi i Bosnje dhe Hercegovinës në NATO. Pas takimit që pati me kancelaren në Gjermani, Denis Zvizdic bëri të ditur se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivë dhe mbështetje nga shteti gjerman.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …