leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI MINISTRIN E TREGTISË DHE INDUSTRISË, BAJRAM HASANI

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, me të cilin ka biseduar rreth rrezikshmërisë që paraqesin lodrat e vendeve aziatike. Në këtë takim ministrat Bytyqi dhe Hasani vlerësuan se sipas analizave dhe rezultateve të bëra para disa ditësh, del se lodrat që vijnë nga tregu aziatik janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve, sidomos për fëmijët e moshës 0-6 vjet. Ministri Bytyqi me këtë rast tha se do të kërkojë nga të gjitha çerdhet publike dhe private që funksionojnë në Kosovë që t’i largojnë lodrat e tregut aziatik dhe të mos dëmtojmë edhe më tej shëndetin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, ndërsa theksoi se, për të zgjidhur sa më parë këtë çështje, do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me Drejtoritë Komunale të Arsimit në nivel vendi. “Shëndeti i fëmijëve është mbi të gjitha dhe ne si institucione qendrore të vendit na takon që të kujdesemi në çdo rrethanë për këtë”, u shpreh ministri Bytyqi. Ndërsa, ministri Hasani e njoftoi ministrin Bytyqi me analizat dhe rezultatet e dala, sipas të cilave del se nga 15 mostra që MTI i ka dërguar për analizë, ka rezultuar se 12 prej tyre kanë veti të rrezikshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …