Udhëheqësi i lartë i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha të hënën se nuk do të ketë as luftë as negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Zyrtarët amerikanë flasin me cinizëm rreth nesh dhe ndërkohë përveç sanksioneve, ata po flasin për luftën dhe negociatat. Më lejoni t’u them se nuk do të ketë luftë as negociata me Shtetet e Bashkuara, “Unë e ndaloj çdo bisedë me Amerikën … Amerika nuk është kurrë besnike ndaj premtimeve të saj në bisedime … Ajo vetëm jep fjalë boshe … dhe kurrë nuk heq dorë nga objektivat e saj në bisedime. Ka spekulime se Irani do të kthehet në tryezën e negociatave pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosja e sanksioneve, në Teheran.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …