Ndonëse Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, ka qenë e obliguar që brenda 30 ditësh të autorizuarit të Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve, Shaban Kelmendi, t’i lejojë qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës të viteve 1990-1998, kjo ministri nuk po e zbaton vendimin tash e 5 muaj. Këto lista me emra ai po pretendon t`i dërgojë në Gjykatën e Strasburgut, e cila vite më parë nxori një aktgjykim për pensionistët e Kosovës. Kelmendi ka deklaruar për gazetën se është duke përgatitur një tjetër padi për MPMS-në për moszbatim të vendimit të Gjykatës Themelore. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk e ka komentuar vonesën e zbatimit të vendimit të gjykatës, por ka thënë se janë duke i përgatitur listat. Në gusht të vitit 2016, Shaban Kelmendi e kishte paditur MPMS-në për shkak se nuk i kishte lejuar qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës të viteve 1990-1998.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …