Gjatë kësaj jave mbledhet Këshilli i BE-së, por nuk pritet që të merret vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zhvillimet e tjera politike e kanë lënë “nën hije” procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Procesi i liberalizimit të vizave me BE-në ka mbetur “nën hije” të iniciativës së fundit të kryetarit Thaçi për bashkimin e Kosovën Lindore. Ka kaluar një muaj prejse Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën, por institucionet përgjegjëse janë fokusuar në tema të tjera politike, duke e lënë anash lobimin te shtetet anëtare të BE-së dhe fushatën informuese të liberalizimit për qytetarët. Zhvillimet politike në vend, si Asociacioni i Komunave Serbe në njërën anë dhe procesi i dialogut me Serbinë në anën tjetër, përkatësisht bashkimi i Kosovës Lindore, janë dy çështje që kanë lënë “nën hije” procesin e liberalizimit të vizave,  proces ky që sipas krerëve të shtetit do të përfundojë këtë vit. Megjithatë, ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha ka mohuar se procesi i liberalizimit të vizave është lënë anash nga Qeveria e Kosovës, ndonëse të kundërtën po e thonë përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e integrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …