Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Thaçi e ka përshëndetur deklaratën kancelares Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka përshëndetur deklaratën e djeshme të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor. Ai megjithatë ka kërkuar nga shumica e vendeve të Bashkimit Evropian që t’i bindin pesë vendet mos njohëse si dhe Serbinë që ta njohin Kosovën. “E përshëndes deklaratën e Kancelares, Angela Merkel rreth pacenueshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sa më shpejt që të arrihet kjo, aq më mirë për rajonin tha ai. Të hënën, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor. Thaçi me këtë rast nuk ka përmendur as “korrigjimin e kufijve mes Kosovës e Serbisë” por vetëm ka falënderuar zonjën Merkel për qëndrimin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …