OAK thellon bashkëpunimet me bizneset Hungareze

OAK thellon bashkëpunimet me bizneset Hungareze

Në zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritën në takim përfaqësueset nga Ambasada Hungareze, znj. Krisztina Szabo dhe znj.Mirdita Bicaj. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi lidhur me aktivitetet e OAK-së dhe diskutimi për mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovare dhe atyre Hungareze. Kryetari i bordit z. Skënder Krasniqi falënderoi znj. Szabo për vizitën, duke theksuar se megjithëse bashkëpunimi mes bizneseve vendore dhe ato Hungareze ekziston, jemi të interesuar për rritjen e këtij bashkëpunimi dhe sjelljen e investitorëve të interesuar në Kosovë.

Znj. Szabo falënderoi OAK-në për pritjen, duke theksuar se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me asociacionet e biznesit. Ajo gjithashtu, vuri në pah 4 pika kyçe në të cilat ka mundësi për bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, që përfshijnë: Agrikulturën, sektorin e ujit, industrinë e mjekësisë dhe teknologjinë informative. Ndërsa, sekretari i bordit z. Diamant Elshani theksoi që është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi në mes të ktëyre dy shteteve, dhe kemi shumë biznese të interesuara që të bashkëpunojnë me bizneset Hungareze. Në fund të takimit të dyja palët u pajtuan se bizneset Kosovare po ashtu edhe ato Hungareze janë të interesuara për bashkëpunim, madje shkëmbimi i përvojave në mes të këtyre dy shteteve është shumë i rëndësishëm dhe do të kontribuojë në një bashkëpunim të ngushtë në mes të dy vendeve. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe: anëtari i bordit Hysni Zogaj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …