Profesori i gazetarisë dhe analisti, Milazim Krasniqi, mendon se korrigjimi i kufirit në Ballkan, me efektin e dominove mund të përfshijë veriun e Kosovës, Luginën e Preshevës, Epirin Verior, Iliridën, Republikën Serbe, Sanxhakun, si dhe Çamërinë vetëm në letër. Konfliktet mund të ringjallen ndërmjet serbëve e shqiptarëve, serbëve e boshnjakëve, shqiptarëve e grekëve, maqedonasve e shqiptarëve, boshnjakëve e serbëve, si dhe boshnjakëve e malazezve. Madje sipas Krasniqit, ky do të ishte kthim në katrahurën e luftërave ballkanike si dhe do të ishte konspiracion kundër BE-së. Në fakt, ky do të ishte konspiracion kundër BE-së. Kush po e synon shkatërrimin e BE-së, duke nxitur një tragjedi të re të Ballkan? Kush po e synon një katastrofë të re, si ajo e Sirisë, kësaj radhe në Evropë?”, ka shkruar, Milazim Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …