leoni

Po vazhdon pastrimi dhe mirëmbajtja e Parkut Amerikan të Qytetit në Skenderaj, i njohur si vendi “Te pishat”

Po vazhdon pastrimi dhe mirëmbajtja e Parkut Amerikan të Qytetit në Skenderaj, i njohur si vendi “Te pishat”. Për këtë qëllim, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punëtorët e Kompanisë “Uniteti”, e cila ka pastruar tërë hapësirën nga mbeturinat dhe degët e pishave të krasitura. Sipas udhëheqësit të Sektorit të Shërbimeve Publike në Skenderaj, Naim Geci, përveç parkut, drejtoria po angazhohet rreth pastrimit edhe të hapësirave tjera publike, me qëllim që të krijohet një ambient i pastër dhe pa mbeturina. “Kemi filluar me largimin e mbetjeve të krasitura të drunjve dhe barit në Parkun Amerikan të Qytetit”, ku jemi duke bërë asgjësimin e tij”, ka thënë udhëheqësi i Sektorit të Shërbimeve Publike, sipas të cilit, prej se ka filluar sezoni i verës, janë angazhuar punëtorë sezonal, edhe për mirëmbajtje dhe pastrim të rrugëve kryesore të qytetit të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …