Filloi rregullimi i 14 rrugëve në qytetin e Malishevës

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore, brenda qytetit në Malishevës, ka filluar rregullimi i 14 rrugëve, të cilat do të shtrohen me kubëza. Të gjitha këto rrugë që kanë filluar të rregullohen, janë brenda lagjeve në Malishevë. Në fillimin e punimeve, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar banorët e këtyre lagjeve në Malishevë. “Rregullimi i infrastrukturës brenda qytetit, e në veçanti i asaj rrugore, është prioritet i qeverisjes sonë, dhe do të vazhdoj të mbetet prioritet, pasi qyteti ka nevojë të jetë i rregulluar në tërësi, për shkak të specifikave që ka si qytet dhe si qendër komunale”, ka deklaruar kryetari Begaj, në fillimin e punimeve në rrugën “Qazim Bajraktari”, e cila është njëra prej 14 rrugëve që do të rregullohen. Sipas drejtorisë së urbanizimit, të gjitha rrugët do të shtrohen me kubëza, pasi janë brenda lagjeve dhe të gjitha këto rrugë financohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …