Me punimet në rrugën “Filip Shiroka” dhe “Hamdi Xhakli”, nis projekti për rregullimin e 126 rrugëve në qytetin e Ferizajt

Një ekip nga Komuna e Ferizajt, i prirë nga Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi paraditen e së martës kanë inspektuar punimet që po kryhen në infrastrukturën e rrugëve “Filip Shiroka” dhe “Hamdi Xhakli”. Ky projekt dhe projekte të tjera infrastrukturore që po zhvillohen në zonën urbane, shënojnë fillimin e një kapitulli të ri të investimeve publike – infrastrukturore në zonën e qytetit, zonë kjo që deri më tani sikur është lënë pa ndonjë investim domethënës dhe me shumë mungesa infrastrukturore, kryesisht mungesë të asfaltimit të rrugëve dhe infrastrukturën nëntokësore. Dëshmi për këtë qasje të re të qeverisjes Aliu janë shumë projekte infrastrukturore që po zhvillohen në zonën e qytetit si dhe ato të planifikuara për vitet në vijim. Për rëndësinë e këtij projekti foli Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. “Pas shtrimit të rrugës “Astrit Bytyçi” kemi ardhur këtu të vizitojmë, respektivisht të inspektojmë punimet në këto dy rrugë, që nuk do të jenë të fundit, përkundrazi është fillimi i punimeve në kuptimin edhe të infrastrukturës nëntokësore, në kanalizime atmosferike, kanalizime fekale, ujësjellës dhe në rrugën “Filip Shiroka” kemi kanalizim atmosferik, ndërsa në rrugën “Hamdi Xhakli” kemi ujësjellësin, por kjo do të vazhdoj edhe në 126 rrugë të tjera të qytetit të Ferizajt, për të hapur kapitullin e investimeve në aspektin urban, të qytetit të Ferizajt sepse kanë mbetur shumë rrugë dhe rrugica në qytet të pa trajtuara, qoftë në aspektin e infrastrukturës nëntokësore, qoftë në aspektin e asfaltimeve dhe ne siç kemi deklaruar edhe më herët do të marrim financime shtesë pikërisht për të mbështetur këto projekte në mënyrë që qytetarëve tanë t’i zgjidhim problemet, por mbi të gjitha është meritor që të trajtohet pjesa urbane e komunës, respektivisht pjesa urbane e qytetit dhe ky pra është vetëm fillimi, siç e përfunduam rrugën “Astrit Bytyçi” që paraqet një segment shumë të rëndësishëm, jemi këtu për të inspektuar rrugën “Filip Shiroka” që po ashtu paraqet një rëndësi të veçantë jo vetëm për komunitetin që jeton këtu, dhe po ashtu edhe rruga “Hamdi Xhakli” që ka lidhje direkte me rrugën “Rexhep Bislimi”, që të dyja kanë lidhje direkte me këtë rrugë, dhe kjo shënon vetëm fillimin e projekteve, gjegjësisht trajtimin e rrugëve të qytetit të Ferizajt që janë mbi 120 siç theksova, por do të mbeten edhe disa të tjera të cilat ne i kemi në kuadër të planifikimeve për vitin 2019 që tashmë janë pjesë të projektbuxhetit për vitin 2019-2020-2021, por me theks të veçantë, shumica prej tyre do të jenë në vitin 2019” – tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ky projekt përfshin 490 m kanalizim atmosferik në rrugën “Filip Shiroka” , kurse 120m kanalizim atmosferik dhe fekal në rrugën “Hamdi Xhakli”, si dhe asfaltimin e këtyre rrugëve me gjerësi 6 metër dhe kosto afërsisht 60 mijë euro për të dy projektet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …