leoni

Ministri Gashi dha shpërblimet shtetërore për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin Driton Kuka

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka ndarë shpërblimet shtetërore të Republikës së Kosovës për xhudisten Erza Muminoviq dhe trajnerin e xhudos Driton Kuka, për Medaljen e Artë të fituar në Xhudo në Kampionatin Evropian U18 të Xhudos në Sarajevë.  Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që Arrijnë Rezultatet Kulminante në Garat Ndërkombëtare, Erza Muminoviq ka marrë shpërblim prej 5 mijë eurove, ndërkaq Driton Kuka 2 mijë e 500 euro. Ministri Gashi uroi xhudisten Muminoviq për suksesin e arritur në Kampionat. “Ne do të vazhdojmë të ju përkrahim ashtu si deri më sot. Këto shpërblime që po i merrni janë meritë e juaja, e punës tuaj të suksesshme”, tha ndër të tjera ministri Kujtim Gashi. Ai po ashtu tha \”presim edhe rezultate tjera, si nga Erza ashtu edhe nga sportistët tjerë\”. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, shprehu falënderim edhe për trajnerin Driton Kuka për punën e tij të palodhshme dhe të frytshme si trajner. Në anën tjetër, xhudistja Erza Muminoviq dhe trajneri Driton Kuka falënderuan ministrin Gashi për shpërblimet e dhëna. Ata theksuan se Erza Muminoviq është e vetmja xhudiste e kualifikuar që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të cilat do të mbahen në Argjentinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …